Shteti amerikan i Kalifornisë u trondit nga e dyta masakër brenda dy ditësh, 7 persona u vranë në dy sulme të lidhura me njëra tjetrën në dy zona bujqësore.
Të shtënat ndodhën në Gjirin Half Moon, në jug të San Franciskos. Viktimat janë të gjithë punëtorë kinezo-amerikanë fermash, e agresori, duket se kishte punuar me ta.
Sherifi i Qarkut San Mateo, Christina Corpus e identifikoi sulmuesin i 67-vjeçarin Chunli Zhao. Ai u prangos dy orë pas sulmit, e një armë iu gjet në makinë. I dyshuari sipas policisë, po bashkëpunon me hetuesit, por motivet e sulmeve janë ende të paqarta.
“Ne jemi ende duke u përpjekur të kuptojmë saktësisht se çfarë ndodhi dhe pse, por është thjesht tepër, tepër tragjike”, tha senatori i shtetit Josh Becker, i cili përfaqëson zonën të cilën e cilësoi si “një komunitet bujqësor të lidhur shumë ngushtë”.
Zyra e Sherifit mori fillimisht raporte për të shtëna dhe gjeti katër persona të vdekur nga plagët me armë zjarri dhe një person të pestë të plagosur, në fermën e parë.
Menjëherë pas kësaj, oficerët gjetën tre persona të tjerë të vdekur në një vend tjetër, aty pranë/ Të shtënat e së hënës pasuan një sulm masiv të së shtunës në qytetin jugor të Kalifornisë, Monterey Park, që la pas vetes 11 të vrarë dhe 9 të plagosur.
Top Channel