Skuka rrëfehet për SuperSport. Sulmuesi dibran u bë futbollisti më i shtrenjtë i shitur nga klubet e Superiores. 24-vjeçari u transferua te francezët e Metzit për shifrën e 1.4 milionë eurove. Vlen të përmendet edhe se klubi i Partizanit ruajti edhe 20% të kartonit në rast rishitjeje.
Menjëherë pas prezantimit në klubin që militon në Ligue 2, sulmuesi i talentuar shqiptar dha një intervistë ekskluzive për SuperSport, ku rrëfeu emocionet e transferimit te Metz, skuadër e një qyteti ku Skuka ka jetuar edhe më herët dhe ka luajtur me ekipet e moshave.
“Ndihem i vlerësuar, pasi u bëra lojtari më i shtrenjtë. E dija që do të arrija lart, pasi kisha shumë besim te cilësitë e mia dhe te puna ime, ndaj e prisja. Fakti që kam jetuar këtu dhe që njoh mirë gjuhën, më ka ndihmuar shumë, në çdo gjë. Si në stërvitje, në të kuptuarit e ushtrimeve, në komunikim e çdo gjë tjetër”, rrëfen Skuka.
Top Channel