Rrëfimi i Nitës për betejën me tumorin në gji ka nga njëra anë ka prekur banorët e shtëpisë e nga ana tjetër ka ndezur debate të forta.

Disa banorë thonë se nuk ndihen si konkurrentë të barabartë përballë Nitës, pasi do të jenë të kujdesshëm ndaj saj për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kiara: Duhet të kishte gjetur një moment tjetër që t’i vinte gishtin Luizt

Luizi: Edhe pse nuk tha që nuk e bëri për të viktimizuar, automatikisht ajo është e viktimizuar

Kristi: Nuk e kuptoj pse e bëri, pse e bëri publikisht

Gjatë spektaklit të sotëm, Nita thekson se tregoi historinë e saj me sinqertë dhe nuk ka nuk do që nga ky rrëfim të ndikohet loja e saj. “Nuk dua as të favorizohem, as të penalizohem apo të mishërohem”, thotë këngëtarja që shton se mbështetjen më të madhe brenda shtëpisë e ka ndjerë nga Diola.

“Një prej personave që më ka qëndruar pranë që nga dita e parë, është Diola. Mundohet t’i ushqejë të gjithë në shtëpi, të kujdeset për të gjithë. Diola kur e sheh dikë keq në shtëpi, bëhet tre herë më keq”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel