Gazetari i Top Channel dhe realizuesi i ciklit “Gjurme Shqiptare” është vlerësuar me çmimin e mirënjohjes nga Komuna e Gostivarit ne Maqedoninë e Veriut.
Në organizimin e zhvilluar në sallën e kulturës ne qytet është diskutuar mbi historinë, traditën, trashëgiminë shqiptare të kësaj zone, por edhe të sotmen dhe të ardhmen e saj.
Prandaj është koha që ne sot te lëmë të gjithë përçarjet me njëri-tjetrin, të lëmë problemet me njëri-tjetrin, të lëmë ndasitë që janë përpjekur në mënyrë te vazhdueshme të na imponojnë, të jemi krah njëri-tjetrin sepse jemi shqiptare dhe të tregojmë dhe ne që dimë të bëjmë dhe te ndërtojmë një të ardhme bashkë. Qe dimë te nderojmë diçka shumë të fortë bashkë.
Në nga pikat interesante te këtij takimi ishte diskutimi mbi shqiptarët ortodokse të Rekës së Epërme të cilët sot janë asimiluar. Me këtë rast është promovuar edhe libri i autores Zejna Halimi, Trashëgimia Etno Kulturore e Rekës së Epërme.
Top Channel