Aeroplani privat i Elvis Presley, me 9 sedilje origjinale prej kadifeje të kuqe, u shit në ankand për 240 000 euro.

Mjeti fluturues Lockheed 1329 Jetstar, i prodhuar në vitin 1962, ka qëndruar në një varrezë avionësh në Roswell, New Mexico, për rreth 40 vite. Aeroplani është një nga tri mjetet fluturuese në pronësi të mbretit të Rock and Roll-it. Presley e bleu atë për 840 000 dollarë në vitin 1976, një vit përpara së të ndërronte jetë.

Aeroplani u nxor fillimisht në ankand në vitin 2017 për 430 000 dollarë dhe nuk dihet se përse përfundoi sërish në varrezën e aeroplanëve. Riparimi i pjesëve të avionit mund të jetë i kushtueshëm, por kasetofoni i tij origjinal, kabina e drurit dhe arredimi i viteve 1970 janë ruajtur. Katër motorët e avionit dhe shumica e pajisjeve në kabinë janë çmontuar prej vitesh, kështu që ky avion nuk mund të fluturojë më.

Rikujtojmë, gjithashtu se shtëpia e fëmijërisë së Elvis Presley-t në Tupelo, Mississippi e cila u la e braktisur dhe në një moment pritej të shkatërrohej ka dalë në ankand. Sipas ‘The Post”, kjo është shtëpia e vetme e fëmijërisë së Mbretit të Rock and Roll-it që ka dalë ndonjëherë në treg. Çmimi fillestar i ankandit do të vendoset nga 30,000 deri në 50,000 dollarë.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare këngëtarja Lisa Marie Presley, vajza e vetme e legjendës Elvis Presley. E ndjera ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA