Bandat shqiptare kanë nisur një “boom” reklamash të TikTok që ofrojnë udhëtime me kamion në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një investigimi të Daily Mail, ata kërkojnë deri në 18,000 £ për kokë, duke theksuar se do kenë ‘100 për qind sukses’.

Ndryshe nga mbërritjet me varka të vogla, të cilët zakonisht mblidhen nga varkat e shpëtimit dhe u kalohen zyrtarëve të Forcave Kufitare, migrantët me kamion zhduken me mbërritjen në Britani.

Kjo do të thotë se ata shmangin ndalimin dhe një kthim të mundshëm të shpejtë në Shqipëri.

Edhe pse nuk ka gjasa të fillojë deri në pranverë, marrëveshja e largimit të shpejtë të rënë dakord nga ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel dhe homologu i saj shqiptar duket se ka nxitur ndryshimin e taktikave.

Artikulli i Daily Mail

Një postim i TikTok nga një llogari e quajtur “udhëtim me kamion” thoshte: “Nesër në mëngjes udhëtim nga Belgjika. 100 për qind sukses.’

Një gazetar i fshehtë i Mail, i cili i dërgoi mesazh llogarisë, iu tha se do të kushtonte 26,000 £ për dy persona.

Kontrabandisti shtoi: Do ta nisësh udhëtimin nga Belgjika. Ne do të dërgojmë një taksi për t’ju çuar në destinacionin tuaj. Ne kemi një udhëtim javën tjetër.

Ai konfirmoi se shoferi ishte pjesë e komplotit dhe do t’i fshihte në kamion.

Një postim tjetër u ofroi emigrantëve mundësinë për t’u ulur në taksi duke u paraqitur si bashkë-shofer.

Aty thuhej: Kushdo në Belgjikë apo Francë më shkruani. 18 mijë stërlina në MB. Udhëtimi ynë i natës së fundit shkoi me sukses.

Një reklamues i tretë tha: Sot është udhëtimi ynë i radhës në kabinën e një kamioni. Më shkruajnë njerëz seriozë që janë në Belgjikë apo Francë. Ne jemi të drejtë dhe ky është suksesi ynë. Nëse keni një mik sugjerojini faqen tonë.

Një tjetër përfshiu fotografi të Big Benit dhe Toëer Bridge ndërsa ofronte mundësinë për t’u ulur pranë shoferit në taksi për 18,000 £.

Reklama thoshte: Mos u merr me një ndërmjetës. Me ne shko nesër.

Të tjerë ofruan mundësinë për të shmangur kthimin duke fluturuar në MB me pasaporta false.

Një postim më 13 janar shfaqte një fotografi të një avioni të British Airëays thoshte: Udhëtim në Angli me aeroplan. Spanjë-Dublin-Londër me pasaporta evropiane. Hoteli dhe biletat e paguara nga ne. Një person do t’ju shoqërojë. Pagesa në mbërritje.

TikTok hoqi tre nga postimet brenda pak ditësh këtë javë, por të reja shfaqen çdo ditë.

Më shumë se një në tre nga 46,000 mbërritjet nëpër Kanal vitin e kaluar ishin shqiptarë.

Rreth 13,000 shkuan  me gomone, krahasuar me vetëm 50 në 2020 dhe 800 në 2021, ku shumica ishin të rinj.

Numrat ranë me afrimin e dimrit, por zyrtarët presin një rritje në pranverë.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak u zotua muajin e kaluar se do të largojë ‘mijëra’ emigrantë shqiptarë në muajt e ardhshëm.

Kryeministri shpalosi një plan veprimi me pesë pika dhe nënshkroi një komunikatë të përbashkët me homologun shqiptar Edi Rama.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA