Zona e bareve në qendër të Londrës lyen muret me bojën ‘anti-urinë’ (fotot)

17/01/2023 19:27

Bashkia e zonës turistike të Soho në qendër të Londrës ka gjetur një zgjidhje ‘agresive’ për problemin e urinimit në vende publike duke përdorur bojën speciale “anti-urinë”.

Boja krijon një shtresë “refuzuese ndaj lëngjeve” duka kthyer prapa urinën dhe lënje të tjera me të cilat bie në kontakt.

Rezidenti vjetër Tim Lord, tregon për rrjetin AFP disa nga vendet që bëhen shpesh objekt urinimi mbrëmjeve të fundjavës, edhe pse disa tuelete publike janë në afërsi të tyre.

“Kemi pasur shumë ankesa për urinimin në publik, nuk është diçka e bukur të shkosh të pastrosh më pas. Kjo boja anti-urinë është njëfarë mase, diçka që bashkia po e përdor në disa zona”, thotë Lord.

Bashkia thotë në njoftim se boja e teknologjisë së lartë “kthen mbrapsht lëngun te personi që urinon në publik”, duke i lagur ata.

Autoritetet thanë se masa vjen pasi urinimi në qendër të Londrës i ka kushtuar autoriteteve 900,000 paunde në vit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA