Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, ku në qytetin e Lezhës situata paraqitet e normalizuar.

Reshjet e shiut kanë qenë të dendura dhe intensive gjatë natës në mbi 30 mm ku kuotat e lumit Drin dhe Gjadër janë rritur por jo në gjendje kritike, duke mos pasur rrezik për përmbytje. Pritet që reshjet e shiut të vazhdojnë.

Ndërsa në zonën e Kurbinit situata ka qenë e qetë. Hidrovuret janë në punë dhe gjithashtu nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike, tha në një lidhje live, për edicionin informativ të lajmeve të Top Channel, gazetarja Brixhilda Deda.

Për sa i përket peshkarexhave ato janë ndaluar të lundrojnë në det deri në një njoftim të dytë.

Top Channel