24/11 21:11
Pak javë para se të festojë 40-vjetorin (do të shuajë qirinjtë më 26 shkurt), Pepe është shumë pranë rinovimit të kontratës me Porton, duke përmbushur dëshirën e presidentit Pinto da Costa dhe trajnerit Sérgio Conceição.
Marrëveshja e re me Pepen parashikon një kontratë të vlefshme për dy sezone, e zbuluar më herët nga mediet portugeze dhe që CNN e përforcoi së fundmi, duke e cilësuar marrëveshjen shumë pranë firmosjes.
Presidenti Pinto da Costa beson se, duke pasur parasysh reagimin e tij të mirë fizik në stërvitje dhe ndeshje, Pepe i plotëson të gjitha kushtet për të vazhduar të luajë në nivelin më të lartë deri në moshën 42-vjeçare.
Top Channel