Çifti me tre fëmijë të vegjël braktisin Britaninë për jetën në xhunglën e Amazonës (fotot)

17/01/2023 18:26

Për një vit e tre muaj familja Dickens me pesë anëtarë do të jetojë në xhunglën e Amazonës, në krevatë lecke, mes hardhucav e gjarpërinjve, apo mes shumëkëmbëshave më helmues në botë, per cka Guajana eshte e famshme.

Familja britanike i ka caktuar vetes këtë sfidë duke u çrrënjosur nga jeta relative e luksit, në favor të asaj në pyjet tropikale.

Greg Dickens e Guen Bradbury kanë braktisur tavolinën e tyre të darkimit në favor të ngrënies së ushqimi përtokë, teksa përpiqen të krijojnë tolerancë ndaj erëzave djegëse që do të hasin shpesh në aventurën e tyre 15-mujore në Amazonë.

36 vjeçari Greg e 35 vjeçarja Guen, u larguan dje nga Britania drejt Georgetown, në Guyana, me tre fëmijët e tyre; Talpha, 5 vjeç, Martes, 3, dhe një-vjeçaren Lutra Dickens.

“Do të banojmë aty e do të mësojmë si të mbijetojmë, me pak mësime nga vendasit e Amazonës, që të mësojmë si të mos vdesim urie apo si të mos mbytemi”, thotë Greg, për të përditshmen britanike Mirror.

“Rrjedhimisht nëse ia marrim dorën eksperiencës, do të nisemi në një ekskursion në një pyll krejtësisht të pabanuar për të parë si do të jetë”, shton ai.

Guajana strehon tarantulen vagabonde braziliane

“Gjatë kësaj kohe do të jetojmë në banesa të improvizuara dhe do të përpiqemi që fëmijët të mos mërziten, ose që të mos na i hanë kafshët e egra”.

Greg thotë se një periudhë jetese në xhungël ishte çka kishte dashur të bënte që kur ishte 5 vjeç. Ai bashkë me gruan e kanë planifikuar prej gati një dekade dhe thonë se mezi presin të përshtaten me mjedisin e ri.

“Nëse merr fëmijët me vete në një udhëtim si ky duhet të jesh i sigurt se ata do të dëgjojnë dhe që të dinë se do të flemë në vende të ndryshme”, shton Guen.

Ajo thotë më tej: “Duhet të dimë se nuk do të ketë bebelina dhe se ata duhet të hanë atë që iu japin”.

Ndërsa kuzhina guajaneze ka shumë erëza djegëse dhe çifti ka stërvitur fëmijët me ‘gjellë pikante’ për të krijuar tolerancën.

Ata planifikojnë të dërgojnë fëmijët në shkollën vendase, për t’i ekspozuar ndaj kurikulave të reja, për të vijuar më pas shkollimin pas kthimit në Britani.

Ndërsa Greg e Guen do të vijojnë interesin në fushat e tyre të interesit, respektivisht biodiversiteti i amfibëve dhe invertebrorëve.

Anglishtja është gjuhë zyrtare në Guajana, dhe i vetmi vend-amerikano latin që ka këtë karakteristikë, çka lehtëson tranzicionin për familjen.

M të arritur atje ata do të marrin një makinë 4×4 për kursin dy-javor të mbijetesës me instruktorin danez Anders Anderson, ish-ushtarak i forcave speciale për xhunglën.

Familja thotë se ka pasur punë për të siguruar vizat afatgjata në vend, çka ka arritur me anë të një organizate të mbrojtjes së botës së egër.

Guen thotë se familjet e të dyve i kanë mbështetur në sipërmarrjen e tyre, si dhe për eksperiencën e re që do t’i ofrojë fëmijëve.

Greg thotë se çifti zgjodhën Guajana jo vetëm sepse flitet anglisht por dhe sepse është vendi i dytë me korrupsionin më të ulët pas Uruguajit ne Ameriken Latine.

“Turistët konsiderohen si diçka me vlerë këtu, jo vetëm për t’u marrë peng”, thotë gruaja, duke shtuar se shifrat e rrëmbimeve në vend janë më të ulëta se ato të fqinjëve.

Guen thotë se fëmijët sidomos më të mëdhenjtë janë të emocionuar për udhëtimi por pranon se do të ketë “lot”.

“Do të vijë koha kur të themi, ‘a mos ishte një ide e çmendur?’ por gjithsesi do të mësojmë e shikojmë diçka të re, për ta sjellë këtu ku të kthehemi, kjo do ta bëjë të ketë vlerë”.

FOTO GALERI
2/5
Shumëkëmbëshat më helmues në botë, njihen ne Guajana

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA