Vazhdojnë pas goditjet, dy tërmete njëri pas tjetrit me epiqendër në Burrel

16/01/2023 10:31

Dy lëkundje të njëpasnjëshme janë ndjerë këtë mëngjes në disa qytete, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i parë u regjistrua në orën 10:05. Tërmeti me thellësi 2 km dhe magnitudë 3.1 të shkallës Rihter kishte epiqendrën 11 km larg qytetit të Burrelit.

Tre minuta më vonë një lëkundje me po të njëjtën thellësi dhe epiqendër është regjistruar në Burrel. Tërmeti ishte i magnitudës 2.6 i shkallës Rihter.

Mbrëmjen e kaluar, një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter shkundi Shqipërinë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, prapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA