Tërmeti dëmtoi katër shtëpi në Zall Bastar, Veliaj: Bashkia do të japë ndihmën financiare për riparimet

16/01/2023 13:42

Katër shtëpitë e dëmtuara janë dëmtuar nga tërmeti i një nate më parë në Zall Bastar. Për këto familje, kryebashkiaku Erjon Veliaj thotë se do të ketë ndihmë financiare.

Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë janë tashmë në fshatrat e largët të njësisë Zall Bastar për të vlerësuar 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti mbrëmë! Këshilli Bashkiak do të akordojë ndihmën financiare për riparimet! Mirënjohje skuadrës sonë profesioniste!”, shkruan në një postim në “Twitter”.

Prej mbrëmjes së kaluar, ekipet e emergjencave të Bashkisë së Tiranës janë në terren për evidentimin e dëmeve nga tërmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA