Tregtonte gaz të kontrabanduar dhe fshihte të ardhurat, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

14/01/2023 09:53

Një 21-vjeçar i cili tregonte gaz të kontrabanduar në Tiranë është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë . M., 21 vjeç, banues në Babrru pasi tregtonte gaz të kontrabanduar, në një ambient të përshtatur, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet

Gjatë kontrollit në këtë ambient u konstatua një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural.

 

Top Channel