Qyteti i fshehur 2,000 vjeçar zbulohet nga skanimet në xhunglën e Guatemalas (fotot)

14/01/2023 17:46

Mbetjet e një qyteti gjigant të civilizimit Maia janë zbuluar nën pyjet tropikale të Guatemalës duke përdorur teknologjinë e rrezeve lazer.

Zona e mbetjeve të civilizimit zë një hapësirë madhore prej 650 milje katrorë në rajonin e basenit Mirador-Calakmul Karst, pranë kufirit me Meksikën.

Arkeologët thonë se qyteti ka ekzistuar rreth 2,000 më parë dhe përbëhej nga rreth 1000 vendbanime të ndërlidhura mes tyre me disa qindra kilometra rrugë të shtruara. Qytetërimi Maia kishte ndërtuar gjithashtu platforma për rituale shoqërore dhe piramida.

Ata thanë se ishin zbuluar rezervuare e kanale ujore, të ndërlidhura në qytet.

Studimi u krye me teknologjinë e mbikëqyrjes ajrore LiDAR, e përbërë nga lazer të lëshuara nga avionët që reflektojnë dritën dhe krijojnë gradualisht një imazh të panoramës nën bimësi.

Sistemi i zbulimit LiDAR i lejoi studiuesve të pikasnin ndryshime e relievit të krijuara nga ndërtesat dhe rrugët e lashta, që rrinin të fshehura prej shekujsh.

Ata thonin se të dhënat demonstrojnë se si shoqëritë komplekse organizonin infrastrukturën e tyre, duke reflektuar organizimin social-ekonomik dhe pushtetin e tipit politik, shkruanin studiuesit në materialin e publikuar në revistën universitare Ancient Mesoamerica.

Zona është studiuar edhe më parë për mbetje të civilizimit Maia dhe sugjeron se kolonitë ‘Meso-amerikane’ ishin më të dendura nga sa mendohej.

Ata thonin se mund të dallonin salla balloje në të cilat të lashtët luanin disa lloje sportesh.

Idea për përdorimin e LiDAR për kërkimin e të tjera kolonive Maia, lindi pas suksesit të sistemit në kërkimet në Belize e Kamboxhia.

FOTO GALERI
2/3
Ata thonin se të dhënat demonstrojnë se si shoqëritë komplekse organizonin infrastrukturën e tyre, duke reflektuar organizimin social-ekonomik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA