Masa për zyrtarët e financave/ Gjokutaj shtrohet në spital për probleme me zemrën, përmbaruesi Ruli shfaqet i buzëqeshur

13/01/2023 09:50

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk është paraqitur në seancë, teksa sot pritet që t’i konfirmohet masa e sigurisë.

Mësohet se prej dy ditësh Gjokutaj është shtuar në spital për shkak të problemeve të tij me zemrën.  Në gjykatë janë Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues privat. Ky i fundit është shfaqur i buzëqeshur në ambientet e gjykatës.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbarues privat ranë në pranga të mërkurën, pasi akuzohen nga Prokuroria e Tiranës se nëpërmjet shpërdorimit të detyrës i kanë shkaktuar shtetit 1.2 milion euro dëm.

Përfituesi i parave, Ilir Thana u arrestua disa javë më parë për 2 vepra penale dhe më pas Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës, e cila urdhëroi arrestimin e 2 zyrtarëve të Ministrisë së Financave pa i pyetur për faktin dhe pa bërë një ballafaqim mes palëve.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel