Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në hyrje të qytetit të Fierit.

Mësohet se është plagosur me armë një person, i identifikuar si Dashamir Muça 50 vjeç, ndërsa autori Altin Nika.

Ngjarja ka  ndodhur në afërsi të një qendre tregtare ndërsa nuk dihen shkaqet e plagosjes së tij.

“Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”- njofton policia.

Top Channel