I njohur për ngënien e ushqimeve të çuditshme dhe të skaduara, ndërron jetë ylli i Tik Tok 

13/01/2023 14:53

Një yll i TikTok, i cili u bë viral pasi postoi video të tij duke ngrënë ushqime të çuditshme dhe ushqime të skaduara, ka vdekur në moshën 33-vjeçare.

Taylor LeJeune, i cili njihej në internet si Waffler69, kishte 1.8 milionë ndjekës në TikTok, ku postoi video që e tregonin atë duke ngrënë ushqim të çuditshëm dhe ndonjëherë të skaduar, duke përfshirë proshutë të konservuar të vitit 1960, apo ushqim për fëmijë.

Clayton Claydorm, vëllai i Taylor, u tha fansave lajmin në një video të TikTok.

“Vëllai im Taylor… ka ndërruar jetë rreth orës 22:00 më 11 janar 2023, nga një atak i supozuar në zemër”, tha ai.

Babai dhe gjyshi i LeJeune kanë vdekur po ashtu nga dështimi i zemrës para moshës 50 vjeç.

Z. Claydorm krijoi një faqe GoFundMe për të mbledhur para për të mbuluar shpenzimet e funeralit që kishte paguar nëna e tij, ku ka mbledhur më shumë se 11,000 dollarë.

Në videot e Waffler69 në TikTok ai hante ushqime që e sugjeronin ndjekësit e tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA