Gjykata e Shkalles së parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Orjana Gremin, 32 vjeçaren, e cila vrau foshnjën e saj duke e hedhur në lumë.

Në seancën gjyqësore 32 vjeçarja nuk ka folur. Ndërsa avokatja e saj ka kërkuar ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana të tjera cilësuese në vrasje e të miturve.

Kërkesë që është refuzuar nga gjykatësi i cili ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale.

Sipas informacioneve, 32 vjeçarja do t’i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.

Kujtojmë se Oriana Gremi, banuese në fshatin Myselim e lindi foshnjën më 30 dhjetor. 32-vjeçarja është nga Fieri ndërsa jetonte tek dajat në Postribë të Shkodrës.

Më datën 3 janar ka dalë nga materniteti në mënyrë të rregullt me procedura spitalore. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi për ta mbajtur fëmijën prandaj e ka hedhur në ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA