Havier Dobi, 23-vjeçari i arrestuar së bashku me nënën e tij për grabitjen e 120 mijë eurove të ish-drejtoreshës së koncesioneve Alda Klosi, i ka dërguar letër babait nga paraburgimi.

Teksa i thotë të atit se nuk do ia falë kurrë mamasë, Havieri thotë se ndihet keq emocionalisht aq sa mund të shkojë drejt vetëvrasjes.

Babi im i dashur, jam shumë mirë mos u bëj merak duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që më kishe shkruar, mu mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra. Mami nuk do ja fal kurrë këtë gjë. Jam mërzitur si mos më keq dua të vras veten. Dhe, mos u bëj merak, ty, mbesën, babin dhe Ilire. Do dal vetëm për ju”, thotë ndër rreshta Havier Dobi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA