Nelly Furtado heq dorë nga muzika për shkak të sulmeve mizore ndaj trupit të saj
Kur jeni në dyshim, nëse duhet të vini apo jo një shall të hollë sipër fustanit tuaj, ne po ju themi bëjeni.
Ky ka qenë një ndër trend-et më të ndjekura të viteve 2000 dhe kjo është ajo që Kate Hudson po mundohet ta rithejë këtë trend edhe në vitin 2023 me sa duket. Ylli i filmit “Glass Onion” e nisi vitin e ri me një fustan rozë me rripa, të cilin e kishte shoqëruar edhe me shumë elementë të tjerë.
Më 6 janar, mbretëresha e fillimit të viteve 2000 e filmave romancë dhe komedi veshi një fustan rozë për “Variety’s Directors To Watch Brunch” në Parker Palm Springs. Fustani i markës “Huishan Zhang” ka një siluetë të frymëzuar nga grekët me një jakë në formë V-je të thellë, por kjo nuk është e gjitha. Fustani ka një dizajn mjaft të veçantë me rrudha dhe palosje.
Detaji kryesor që u komentua ishte një shall në qafë i njëjtë me ngjyrën e fustanit. Veshja është e përbërë edhe nga një pelerine dhe pastaj është rripi, i cili nuk shërben për asnjë qëllim tjetër përveç dekorimit të pastër.

Hudson kishte zgjedhur të vendoste një grim minimal, ku në pah dilte lëkura e saj e shkëlqyeshme dhe buzët rozë me shkëlqim që i përshtateshin mjaft mirë veshjes. Ajo kishte vendosur t’i linte floktët e saj lirshëm, duke i ngritur lart në një formë të çrregullt, duke i lënë disa fije të varen përreth kornizës së fytyrës së saj. Aktorja kishte vënë një palë vathë argjendi dhe i shtoi edhe më shumë feminilitet veshjes, me një palë taka të zeza me majë.
Aktorja, e cili shfaqet në filmin “Glass Onion” së bashku me ish-aktoren e “How to Lose a Guy in 10 Days”, Kathryn Hahn, së fundmi foli për ribashkimin e vogël të dyshes gati 20 vjet pasi punuan së bashku në romanin klasik.
Hudson tha në një intervistë të fundit me revistën “The Hollywood Reporter”: “U kthyen në vite ku ne nuk e kishim parë njëra-tjetrën dhe kur e pashë atë, kur u ribashkova me Kathryn në filmin “Glass Onion”, ishte sikur të mos ishim larguar kurrë. Ndjehem sikur jemi motra shpirtërore. Ajo është më e mira. Ndihem sikur jemi përsëri në vitet 2003 dhe unë ndihem shumë mirë me të!”
Top Channel