Foto ilustruese

Shoferët dhe një pasagjere kanë mbetur të plagosur sot në Gjirokastër pasi mjetet me të cilat po udhëtonin janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti i  trefishtë ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kordhocë”.

Automjeti tip “Nissan”, me drejtues 66-vjeçarin J. D. është përplasur me automjetin tip furgon, me drejtues 55-vjeçarin me iniciale N. B., 55 vjeç dhe me automjetin tip “Ford”, me drejtues 37-vjeçarin me iniciale E. L.

Për pasojë, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve tip “Nissan” dhe “Ford”, si dhe ka mbetur e plagosur rëndë pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Nissan”.

Nuk dihet si ka ndodhur ky aksident, ndërkohë që pritet zbardhja e rrethanave të tij nga grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA