Një djalë gjashtë vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë një mësuese në shkollën fillore Richneck në qytetin Njuport Njuz, në Virxhinia, të premten pasdite.

Sipas shefit të policisë, Steve Drew, të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale në këtë shkollë fillore dhe është ende e paqartë se si fëmija e mori armën, por Drew tha se nuk ishte aksidentale.

Mësuesja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, thuhet se është rreth të 30-ave dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një klase të parë.

Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla, e cila ka rreth 550 nxënës, kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme, por jo çdo fëmijë u kontrollua.

Policia nuk tregoi llojin e armës së përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA