Të paktën 10 persona u plagosën nga të shtënat jashtë një restoranti në Miami Gardens në Florida, ku reperi French Montana po xhironte një video muzikore, sipas deklaratave nga restoranti dhe Miami Dade Fire Rescue.
Departamenti i Policisë së Miami Gardens konfirmoi për CBS4 se “shumë persona” ishin qëlluar në parkingun e restorantit The Licking.
Të paktën katër viktima kërkuan transport ajror në Spitalin Memorial Jackson për trajtim, por gjendja e tyre nuk dihet.
Është e paqartë nëse reperi i hitit “Unforgettable” u qëllua, por një dëshmitar tha se sigurimi i tij e nxori nga zona pa incidente.
“Zemrat tona janë të lënduara dhe shkojnë për viktimat e këtij akti të pakuptimtë”, tha në një deklaratë për CNN “The Licking”, një grup restorantesh në pronësi të DJ Khaled.
“Ne nuk ishim në dijeni të një videoje që po filmohej dhe zbuluam minutën e fundit që French Montana po xhironte një skenë në parkingun e pasmë. Ne nuk kemi asnjë ide se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, vazhdoi deklarata.
Policia tha se beson se të shtënat ishin aksidentale, ndërsa është e paqartë nëse kanë arrestuar dikë deri tani.
Top Channel