Festat e fundvitit, kryeparlamentarja Spiropali bën bilancin: Jemi drejt fundit një viti plot sfida dhe lajme të mira për Shqipërinë!
27/12 17:49
Ka përfunduar mbledhja maratonë e qeverisë e nisur në orën 15.30 të pasdites së sotme. Kryeministri Rama mblodhi ministrat tek “Vila 30” për të bërë një analizë të punës së qeverisë dhe objektivat për këtë vit të ri.
Kreu i qeverisë dha pak detaje se për çfarë u fol në mbledhje, duke bërë vetëm një njoftim të shkurtër në facebook-un e tij.
Postimi i kryeministrit Rama
Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë.
Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë.
Top Channel