Dita e 84-t e protestës/ Marshimi në rrugët e Tiranës nis mes tensionit, dy zonja nuk lejohen të flasin në megafon. Debat mes tubuesve
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit, u shpreh se ka reflektuar në lidhje me protestën që zhvillohej tashmë prej më shumë se 50 ditësh para zyrës së tij.
Kryeministri shtoi se fitorja e 83 mandateve ishte nga një anë bekim, sepse i dha forcën për të vazhduar transformimin, por nga ana tjetër mallkim, sepse qytetarët të cilët janë ngritur në protestë, shohin te PS shkakun e çdo gjëje që nuk shkon në vend.
“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime me ju, ajo fitore, sa është bekim, është edhe mallkim. Bekim, sepse na dha forcën për të vazhduar transformimin; mallkim, sepse jo vetëm se ata shohin shkakun e çdo gjëje që nuk shkon te ne, por edhe sepse fitoret e mëdha, si ajo e qershorit të shkuar, e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërive të qytetarit. Sot i bëjmë krahasimet me Europën e zhvilluar”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Top Channel