Fushatat që zakonisht bën Ministria e Barazisë në Spanjë janë të zhurmshme dhe gjithmonë dërgojnë mesazhin e duhur.
Të njëjtën gjë bëri edhe për festat e këtij viti, me një reklamë që tregonte një grua duke bërë të gjitha përgatitjet e Krishtlindjeve, duke bërë pazar, duke u stresuar dhe duke qenë në kuzhinë gjatë gjithë ditës, ndërsa pjesa tjetër e familjes ha dhe pushon.
Po sikur të harronte gjelin e detit në furrë? Këtë skenar alternativ e shohim në reklamën e Krishtlindjeve të Ministrisë, ku ajo më në fund pushon dhe të gjithë të tjerët bëjnë gjithçka.
Një reklamë relativisht e lehtë që na kujton rolin stereotipik që ka zakonisht një grua dhe që presim gjithçka prej saj dhe vetes, pa kërkuar ndihmë. “Ji i lumtur dhe bashkëpërgjegjës”, titullohet fushata dhe po, përgjegjësia duhet të ndahet.
Top Channel