Botërori 2026/FIFA rrit çmimin maksimal të biletës së finales në…rreth 11 mijë USD, në 2022 ishte 1600 USD 02/04 19:04
Pothuasje dy javë nga përfundimi i Botërorit, Federata e Futbollit të Katarit, vendit organizator të turneut, ka larguar trajnerin spanjoll Felix Sanchez Bas.
Një vendim i pritshëm, madje i vonuar pas zhgënjimit të të përfaqësueses aziatike, që u eliminua që në fazën e grupeve me tri humbje radhazi. Kontrata e spanjollit, në fakt, skadon këtë të shtunë, por sigurisht që drejtuesit e futbollit në Katar nuk ia kanë rinovuar.
Katari ishte përgatitur në maksimum sa i përket infrastrukturës, por la shumë të dëshiruar në fushën e blertë, duke rezultuar pa dyshim përfaqësuesja më e dobët që ka marrë pjesë ndonjëherë në Botëror.
Top Channel