Fermerët nga Baldushku që mbarështrojnë gjelat e detit, thonë se këtë vit ‘mbreti i tavolinës’, konsumatorit do t’i kushtojë 100 lekë më tepër për kilogram.

Fermerja 57 vjeçare, Merita Zhella, thotë se çmimi i gjelit të detit këtë vit u rrit për shkak të shtrenjtimit të ushqimit të shpendëve.

“Këtë vit çmimi është rritur pasi është rrit misri, nuk kemi se cfarë të bëjmë dhe ne”, tha fermerja.

Gazetarja: Sa ka shkuar misri, më bëj një krahasim me vitin e mëparshëm?

Misri këtë vit ka shkuar 60 mijë lekë të vjetra kuintali, ndërsa vjet ishte 40-45 mijë lekë të vjetra kuintali, ishte shumë më lirë. Dhe kështu u rrit dhe çmimi i këtyre. Gjeli i detit kushton 11 mijë lekë kilogrami, kurse pula e detit 12 mijë lekë kilogrami.

Gazetarja: A ke kërkesa?

Sa të duash kam.

Gazetarja: Si funksionon tregu?

Me telefon.

Pavarësisht çmimit, fermerët thonë që është cilësia e mirë e mishit të gjelave dhe pulave të detit, ajo që siguron tregun.

“Është rrit me ushqim bio, me misër me bar”, tha fermeri Mirel Allmuça.

Gazetarja: Kërkon mund të rrisësh gjelat e detit?

Po është e njëjtë sikur rrit një fëmijë te vogël do të rrish me të mbi 6-7 muaj.

Gazetarja: Sa gjela deti keni?

Unë kam afërisht 200. 60 i kam shitur edhe 100 kam për të shitur.

Gazetarja: Si i shisni, si e gjeni tregun?

Me klientelë, ndërsa disa i shesim këtu në rrugë. Kam klientë që vijnë prej 10 vitesh dhe marin këtu gjelin e detit.

Gazetarja: Këtë vit si ju duket?

Mirë shumë, është rritur pak çmimi me 1000 lekë të vjetra, pasi na u rrit ushqimi edhe ne.

Për fermerët e Baldushkut, tregu është oborri i shtepisë, prej vitesh janë vetë qytetarët ata që shkojnë deri në Baldushk për të zgjedhur se cili do të jetë gjeli i detit që ata do të shtrojnë në tryezën tradiconale të Vitit të Ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA