Një grua 48-vjeçare e identifikuar si Shpresa Cani ka humbur jetën në ambientet e bashkisë së Lushnjës.
Mësohet se 60-vjeçarja ka qenë në zyrën e shërbimit social, për të kërkuar informacion lidhur me ndihmën sociale dhe ndihmën e fundvitit, por nuk është ndierë mirë.
Ajo ka rënë pa ndjenja dhe menjëherë është njoftuar ambulanca, por fatkeqësisht nuk ka mund të shpëtojë.
Dyshohet se 60-vjeçarja vuante nga Deponacitoza, sëmundje e talsemikëve si dhe kurohej për një sërë sëmundjesh të tjera.
“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale”– njofton policia.
Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas vdekjes së 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e instuticionit. Sipas Bashkisë së Lushnjës, mes 48-vjeçares dhe përfaqësuesve së bashkisë nuk ka pasur asnjë debat dhe zonjës Cani nuk i është ndërprerë ndihma ekonomike, por ajo trajtohet me KEMP, një pagesë prej 11 915 lekë në muaj.
Top Channel