“Reuters” i ka kushtuar një artikull tensioneve në veri të Kosovës, duke shpjeguar të gjithë situatën e krijuar.

Aty përmenden tre pikat kufitare që janë bllokuar, ku më e fundit i përket mëngjesit të sotëm, dhe arsyet të cilat çuan në përparimin e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për ndërveprimin e menjëhershëm, në lidhje me përshkallëzimin e provokimeve dhe kërcënimeve.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se mbështet dialogun midis të gjitha palëve për të zbutur tensionet.

Sipas Reuters Kremlini mohoi pretendimet e Kosovës se Rusia po ndikonte në Serbi destabilizimin e Kosovës, duke deklaruar se Serbia thjesht po mbronte të drejtat e serbëve etnikë.

Tashmë ish-polici serb i Kosovës, arrestimi i të cilit shkaktoi protesta të dhunshme nga minoriteti serb i Kosovës, do të lirohet nga paraburgimi dhe do të vendoset në arrest shtëpiak pas një kërkese nga prokuroria.

Një vendim i gjykatës i cili zemëroi zyrtarët e qeverisë së Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu.

Pantiç ishte një nga shumë serbët që u larguan nga policia dhe institucionet e tjera pasi Prishtina tha se do të zbatonte një ligj që u kërkon serbëve të heqin targat e makinave të lëshuara nga Serbia që datojnë para kryengritjes guerile të viteve 1998-99 që çoi në pavarësinë e Kosovës.

Reuters shkruan se serbët në veri të Kosovës besojnë se janë ende pjesë e Serbisë dhe i rezistojnë çdo lëvizjeje që ata i shohin si antiserbe.

Dy pika kufitare midis Serbisë dhe Kosovës u mbyllën më 10 dhjetor dhe një e treta, më e madhja për mallrat rrugore (Merdare) u mbyll sot. Një situatë e cila shkaktoi probleme tek kosovarët që vijnë nga vendet Europiane, për pushime në vendin e tyre.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla deklaroi ditën e djeshme se Serbia po synon të destabilizojë Kosovën. Ndërsa Serbia ka deklaruar se thjesht dëshiron të mbrojë pakicën e saj atje.

Rreth 50,000 serbë që jetojnë në veri të Kosovës refuzojnë të njohin qeverinë në Prishtinë apo statusin e Kosovës si një vend më vete. Ata kanë mbështetjen e shumë serbëve në Serbi dhe qeverisë së saj.

Kosova me shumicë shqiptare shpalli pavarësinë me mbështetjen e Perëndimit, pas një lufte të viteve 1998-99 në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur qytetarët shqiptarë etnikë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA