Ofensiva ruse në zonën e Bakhmutit është ngadalësuar, sipas analistëve të qendrës kërkimore të sigurisë dhe mbrojtjes së Institutit për Studime të Luftës (ISW).
Në raportin e fundit mbi luftën në Ukrainë, Instituti për Studime të Luftës shkruan se ushtarakët rusë “pranuan se luftëtarët ukrainas kanë arritur të ngadalësojnë përparimin e forcave ruse rreth Bakhmutit dhe vendbanimeve përreth”.
Një bloger ushtarak rus pretendon se forcat ukrainase kanë zmbrapsur mercenrarët e grupit famëkeq rus, ”Wagner” në pozicionet që ata mbajtën disa ditë më parë, sipas raportit.
Burimet ukrainase njoftuan më herët në mediat sociale se forcat e tyre kishin triumfuar plotësisht forcat ruse nga periferia lindore e Bakhmutit.
ISW vlerëson se forcat ruse bënë pak më pak përparim në muajin nëntor dhe dhjetor sesa në tetor.
Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.
Top Channel