Barrikadat e serbëve! Analistët: Ndërhyrja e KFOR do jetë fundi i tyre

21/12/2022 19:59

Barrikadat tash e 12 ditë po mbajnë të bllokuara rrugët për Jarinjë e Bërnjak, derisa institucionet e Kosovës po presin KFOR-in të ndërhyjë për largimin e tyre.

Misioni i NATO-s në Kosovë njoftoi të mërkurën se rriti prezencë në pikën kufitare në Jarinjë për të shtuar sigurinë.

E në emër të sigurisë KFOR-i njoftoi se janë trajnuar dhe testuar aftësitë e njësive të saj në përdorimin e mjeteve të rënda në rast se marrëveshjet politike nuk përmbushen dhe iu kërkohet ndërhyrja.

Sipas njohësve në Kosovë, kjo nënkupton edhe fundin e bllokimit.

Përkundër kësaj, serbët që mbajnë të bllokuara rrugët për të enjten kanë paralajmëruar një protestë në Rudarë, siç thonë ata kundër terrorit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas deklaratës së këtij të fundit se largimi i barrikadave mund të shkaktonte edhe viktima.

Nga Qeveria e Kosovës kërkohet dialogim me serbët e veriut, por me largim të barrikadave.

Nata e së martës në Mitrovicë të Veriut u përcoll me shpërthime, të paktën dy të konfirmuara nga policia, një në Lagjen e Boshnjakëve dhe tjetra tek Tre Rrokaqiejt.

Që nga 10 dhjetori, serbët kanë barrikaduar rrugët në komunat veriore në kundërshtim të arrestimit të ish – zyrtarëve policor Dejan Pantiç, Milan Axhiç dhe Sllagjan Trajkoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA