Reper-ja ‘rebele’ Azealia Banks sërish në sherr me promovuesit e koncertit, kësaj here në Australi (fotot)

20/12/2022 21:43

Organizatorët e koncertit të këngëtares së njohur amerikane Azealia Banks janë rebeluar ndaj komenteve të saj pas problemeve me turneun “jo dhe aq të suksesshëm” në Australi.

31 vjeçarja e talentuar nga The New York kishte ndezur gjakrat me disa postime në rrjetet sociale duke quajtur “mashtrues” përfaqësuesit e saj në Australi, kompanitë Bizarro e Point Productions, e duke thënë se tentonin të mos e paguanin, akuzë që u mohua nga grupet.

Në një deklaratë Bizarro quante komentet e Banks “të pasakta, të parespektueshme dhe njollosëse”.

Bizarro vijonte më tej duke kritikuar vonesat e Banks në evente dhe komentet e papërmbajtura në rrjetet sociale, si dhe hidhte poshtë pretendimet për mungesën e pagesave.

Konflikti mes Banks dhe promotorëve të saj në Australi nisi të martën kur këngëtarja e hitit të njohur “212” quante australianët “të falimentuar dhe racistë”.

“Kjo ishte hera ime e fundit që bëj turne në Australi”, tha artistja e ritmeve hip-hop.

Banks është njohur edhe më parë për shpërthime emocionale në rrjetet sociale, ndërsa kësaj radhe pretendonte se Bizarro e Point Blank kishin organizuar qëllimisht një mashtrim ndaj saj. “Promovuesit janë paguar me punën time dhe tani nxjerrin këto justifikime idiote që të mos më paguajnë”.

“Unë fluturoj në anën tjetër të botës dhe kthehem me duar bosh, shumë bukur, nuk kthehem më aty”.

Më tej Banks shtonte pa censurë: “Ju të gjithë të bardhët aty jeni të falimentuar dhe racistë LMAO.”

FOTO GALERI
3/5
“Kjo ishte hera ime e fundit që bëj turne në Australi”, tha artistja e ritmeve hip-hop.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA