Çifti thonë se macja e zezë ‘me fat’ që morën në shtëpi, i bëri të fitonin llotarinë 1,000,000 paundë (fotot)

19/12/2022 17:27

Një mace e zezë që më parë jetonte në rrugë, tashmë mund të vishet me luks nga pronarët e saj teksa gjashtë muaj pasi ata e morën në shtëpi fituan llotarinë.

Tony, 71 vjeç, dhe Deb Pearce, 63, ishin miqësuar dhe kishin nisur të ushqenin Billy në një kohë vështirësish financiare.

Çifti nga Essex në Britaninë qendrore u detyruan të shisnin shtëpinë e tyre pasi ranë në borxhe në vitin 2017 – derisa fituan çmimin 1 milionë paundë në llotarinë kombëtare.

Disa bestytni thonë se macet e zeza sjellin ters por kjo nuk duket se ishte e vërteta pasi tani pronarët e  maçokut Billy tani kujdesen më së miri për të dhe e marrin me pushime jashtë shtetit.

“Kur morëm Billy në shtëpi ne ishim gati të shisnim shtëpinë dhe të mbeteshim edhe vetë të pastrehë siç ishte ajo”, thotë Deb.

Tony kishte ndaluar punën prej shëndetit të dobët dhe dyshja ishin në borxhe.

“Dukej se do të duhej të largoheshim dhe të vendoseshim me qera, por gjashtë muaj pasi Billy erdhi te ne, fati na trokiti në derë dhe jeta jonë ndryshoi”.

“Ne arritëm ta mbanim shtëpinë madje ta rinovonim e përmirësonim atë. Kemi blerë një shtëpi të dytë në Norfolk, ku shkojmë shpesh për pushime”.

Maçoku Billy, që besohet se është rreth 8 vjeç, është diagnostikuar ndërkohë me diabet dhe duhet të konsumojë një dietë shumë të specializuar.

“Ai merr dy injeksione në ditë dhe kujdesemi që të ketë ushqim të specializuar. Nëse merr tre ditë të njëjtin ushqim ai ngre hundën përpjetë”, thotë Deb.

Gruaja shton më tej: “Nganjëherë faturat e veterinerit të maces janë më të mëdha sesa një udhetim me pushime, prandaj edhe ai ka pasur fat me llotarinë. Ishte një mace që erdhi në derën e duhur, në kohën e duhur”.

FOTO GALERI
3/3
Maçoku Billy, që besohet se është rreth 8 vjeç, është diagnostikuar ndërkohë me diabet dhe duhet të konsumojë një dietë shumë të specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA