Big Brother Vip Albania hap dyert e shtëpisë Vip dhe më të famshme në Shqipëri, më 24 dhjetor.

Duke sjellë për publikun surprizat dhe emocionet e reality show-t më të ndjekur ndonjëherë në ekranet mbarë shqiptare. Përgjatë festave shoqëria juaj e preferuar në ekran do të jetë padyshim Vëllai i Madh.

Kësaj here çdo të shtunë dhe të martë në ekranin e Top Channel. Një mori personazhesh do të jenë pjesë e këtij reality që do të prezantohen një e nga një në natën e parë. Nuk e dimë nëse Vëllai i Madh do të fillojë eleminimin që në natën e parë.

Një shtëpi e re e organizuar nga e para, me ambiente tërësisht të reja, po merr formën e fundit për të qenë gati të ndizen dritat e saj të shtunën.

Kësaj here, në ndryshim nga edicioni i shkuar konkurrentët kanë lidhje me njëri tjetrin. Ata janë të gjithë  njerëz me karriera të ndërtuara, dhe me profil të lartë publik. Kush do të jenë ata?! Të gjithë jemi sy e veshë për t’i zbuluar. Banorët më të kërkuar të shtëpisë më të kërkuar nga të gjithë ju.

Nga e shtuna, Big Brother Vip në Top Channel.

Top Channel