Bërxull, protestë kundër rrugës/ Banorët kërkojnë kompensim sipas tregut, firma “Gener 2” filloi punimet pa leje ndërtimi

18/12/2022 13:03

Banorët e fshatit Bërxull kanë dalë edhe sot në protestë, kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe firmës “Gener 2”, e cila kreu punimet për një periudhë pa leje ndërtimi.

Pas më shumë se dy muaj në protestë, duke kërkuar të drejtën për kompensimin e tokës së tyre , banorët e Bërxullit të revoltuar thonë se tanimë do të ndërmarrin akte ekstreme.

Qeveria sipas tyre po legalizon  veprimet të paligjshme të firmës që po ndërton koncesionin Thumanë-Kashar, e cila   i ka avancuar punimet pa marrë lejen ndërtimore.

Leja zhvillimore që doli para katër ditësh duhej të ishte miratuar para nj viti.

Të  gjendur të braktisur nga strukturat shtetërore të cilat nuk denjojnë të kthejnë asnjë përgjigje dhe jo më t’i takojnë, banorët thonë se shpresa e vetme janë ndërkombëtarët.

 “Ata kanë vijuar të legalizojnë edhe lejet, por kjo nuk do të thotë që do të rrimë të heshtur”, tha një prej protestuesve.

“Nuk e ka marrë lejen e ndërtimit, do ta ndjekim edhe në rrugë ndërkombëtare, deri në gjykatën më të lartë”, thotë një prej banoreve.

“Edhe pse po shkojmë në ditën e 80 të protestës, asnjë nuk ka dhënë as edhe një përgjigje, qoftë edhe negative. Sot po godasim atë që shteti i ka dhënë një leje zhvillimore, se nuk është në përputhje me kontratën që ka, nuk ka lejen e zhvillimit, të pronësimit, se në kontratë përcaktohet shumë saktë, përderisa thotë se është kontraktor dhe sipas ligjit duhet t’ja kishte përgatitur terrenin një vit më parë, jo sot, sot kujtohen për të dhënë një leje zhvillimore”, tha kryeplaku i fshatit.

“Tani ka ngel për t’u drejtu tek Yuri Kim, ambasada amerikane, shteti na ka shit gjithandej”, tha një prej protestueseve.

“Ne do të vijojmë tek të gjitha këto institucione që të merret vesh në të gjithë botën, do të shkojmë deri në vetëflijim”, tha banori.

Lexo edhe: Thumanë-Kashar nis pa leje ndërtimi/ Gener 2 nisi punën më 20 nëntor, vetëm dje mori një leje zhvillimi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA