E zbulon ish-shoku i skuadrës, për Mbappe-n Ronaldo është shumë herë më i mirë se Messi

16/12/2022 21:52

Kylian Mbappe “beson se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Lionel Messi”, ose të paktën kështu pohon një ish-bashkëlojtar i francezit Abdou Diallo, teksa sulmuesi i ekipit të Deschamps përgatitet të përballet me Leo-n në finalen e Kupës së Botës të së dielës.

Diallo tha Mbappe beson se Ronaldo është ‘i paprekshëm’ kur bëhet fjalë për të qenë “Goat”, duke shtuar se 23-vjeçari do të debatojë për ‘të paktën një orë’ nëse dikush përpiqet të thotë se bashkëlojtari i tij në PSG, Messi është më mirë se portugezi.

Diallo tha: “Cristiano Ronaldo është fjalë për fjalë gjithçka për Kylian Mbappe.”

Top Channel