Britaniku ringjall romancën me refugjaten ukrainase për të cilën la të fejuarën dhe dy fëmijët, duke shkuar në Lviv (fotot)

16/12/2022 15:34

Megjithse është quajtur “gjarpër” e “tradhtues” nga mediat vendase, babai britanik që la partneren e tij dhe fëmijët për një refugjate ukrainase, duket se ka shkuar në vendin e luftës për të rinisur romancën e tij me 22-vjeçaren.

Mediat britanike kishin ndjekur sot 30 vjeçarin Tony Garnett në Lviv, Ukrainë, ku ai insistonte se ‘e ka falur’ Sofiia Karkadym për abuzimet e saj psikologjike edhe konsumin e alkoolit, teksa ka takuar familjen e saj dhe kërkon të rinisë lidhjen.

Në një intervistë me tabloidin britanik Daily Mail ai tha se donte t’i jepte lidhjes “një tjetër shans” pas ndarjes dhjetë javore.

“Ndoshta mund ta bëjmë të funksionojë. Ajo është një vajzë tërheqëse dhe ka gjithmonë gjëra interesante për të thënë. Dua ta njoh më shumë dhe t’i marrin gjërat më ngadalë.

Punonjësi i sigurisë Tony u dashurua me Sofiia majin që shkoi dhe la partneren e tij të dhjetë viteve, 28 vjeçaren Lorna Garnett, me të cilën ka dy fëmijë.

Dyshja që jetonin bashkë iu bashkuan skemës së qeverisë për ndihmë ndaj refugjatëve të Ukrainës duke pranuar në shtëpi Sofiia, me të cilën ai më pas u largua.

Tony më pas u vendos me të dashurën e re në një tjetër shtëpi në Bradford në veri të Britanisë, por shpejt lidhja e tyre u prish pasi Tony akuzonte Sofiia se sillej vazhdimisht në mënyrë abuzive dhe se ishte shumicën e kohës e dehur.

Tony denoncoi atë në polici dhe Sofiia u arrestuar për sjellje të dhunshme dhe për përndjekje të burrit, derisa u detyrua të kthehej në Ukrainë.

Por pas refuzimit dhe nga ish-e dashura, ata duket se kanë qëndruar në kontakt me video telefonata dhe javës që shkoi Tony vendosi të shkonte ta takonte në Ukraine, në fshatin e saj pranë Lviv.

Çifti raportohet se kanë rinisur lidhjen e tyre dhe janë kthyer së bashku në Yorkshire në veri të Britanisë.

Tony tha: “Ajo më ka premtuar se nuk do të pijë më alkool dhe unë e pashë këtë kur isha në Ukrainë. Mikpritja e familjes së saj ishte e pabesueshme. Tani e shikoj natyrën e saj të mirë prej asaj të prindërve”.

Ndërsa Sofiia raportohej se kishte thënë: “Unë e dua shumë Tony dhe dua të martohem me të, më kishte marrë shumë malli. I kam premtuar se nuk do të pi më alkool. Jam e lumtur që ai erdhi në Ukrainë për të më marrë dhe të më tregonte se më do.”

“Më pëlqen shumë Britania dhe njerëzit kanë qenë shumë të sjellshëm. Shpresoj të funksionojë me Tony”.

FOTO GALERI
2/6
Mediat britanike kishin ndjekur sot 30 vjeçarin Tony Garnett në Lviv, Ukrainë, ku ai insistonte se ‘e ka falur’ Sofiia Karkadym për abuzimet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA