Messi nuk “buzëqesh” kundër Mbappe, mësoni precedentët e mëparshëm

15/12/2022 09:27

Argjentinë-Francë është finalja e Katar 2022, me të dyja kombëtaret që janë në kërkim të titullit numër tre.

Në të dyja organikat, si në atë të Lionel Scalonit, ashtu edhe në atë të Didier Deschamps, yjet nuk mungojnë, por sigurisht ata që shkëlqejnë më shumë dhe marrin vëmendjen më të madhe janë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe. Si për koniçidencë, të dy lojtarët mbërrijnë në finale me nga pesë gola të shënuar dhe sigurisht brenda sfidës Argjentinë-Francë, është edhe sfida e vogël mes Messit dhe Mbappe.

Top Channel