Bashkimi Europian kundër Superligës, fitojnë FIFA dhe UEFA

15/12/2022 14:07

Uefa dhe Fifa fitojnë edhe në Bashkimin Europian, kundër Superligës.

Rregullat e Fifas dhe Uefas, që detyrojnë klubet për një autorizim parandalues, për cdo lloj kompeticioni të ri, janë në përputhje me të drejtën e konkurencës së Bashkimit Europian. Është ky konkluzioni në përfundim të seancës gjyqësore, të prezantuar nga avokati i përgjithshëm i gjykatës së Bashkimit Europian, në çështjen që Superliga kishte ngritur ndaj Uefa-s dhe Fifa-s, duke i akuzuar për monopol të paligjshëm në organizimin e kompeticioneve ndërkombëtare.

Në komunikatën e shpërndarë nga Gjykata e Bashkimit Europian bëhet e ditur se, edhe pse Super Liga Europiane është e lirë të krijojë kompeticionin e saj futbollistik të pavarur, jashtë sistemit të Uefa-s dhe Fifas, nuk mundet që në të njëjtën kohë të marrë pjesë në kompeticionet futbollistike të organizuara nga FIFA dhe UEFA pa marrë më parë lejen e tyre.

Në konkluzionet e prezantuara gjatë seancës së kësaj të enjteje, avokati i përgjithshëm Athanasios Rantos i propozoi Gjykatës që të përcaktonte se perveçse asaj që është përcaktuar tanimë, rregullat e Bashkimit Europian, nuk ndalojnë FIFA-n, UEFA-n, Federatat e tyre apo Ligat e tyre kombëtare që të kërcënojnë me sanksione klubet që janë pjesë e tyre, nëse klubet marrin pjesë në një projekt për krijimin e një kompeticioni të ri i cili do të rrezikonte të kërcënonte objektivat legjitimë që ndjekin këto Federata në të cilat klubet janë anëtare.

Veç të tjerash, sipas avokatit të përgjithshëm, rregullat europiane për konkurencën nuk imponojnë kufizime në statutin e FIFA-s, që kanë të bëjnë me tregëtimin ekzkluziv të të drejtave të kompeticioneve të organizuara nga FIFA dhe UEfa, në momentin që këto kufizime janë në proporcion me ndjekjen e objektivave legjitimë që kanë të bëjnë me specifikat e sportit.

Top Channel