Argjentinë – Francë, finale “europiane”, La Liga kampionati më i përfaqësuar

15/12/2022 20:35

Argjentinë-Francë, finalja e Botërori “Katar 2022”, që do të luhet të dielën, do të jetë një sfidë thuajse e tëra “europiane”.

Mjafton të shohësh emrat e formacioneve titullare të të dyja skuadrave për ta kuptuar këtë. “Seleccion” nuk ka lojtarë që luajnë për ekipet e kampionatit argjentinas.

Le të marrim formacionin e fundit të Scaloni: portieri Emilio Martinez vesh fanellën e Aston Villas (Angli), Molina atë të Atleticos së Madridit (Spanjë), Romero luan te Tottenhami, Otamendi te Benfica (Portugali), Tagliafico te Lyon (Francë), De Paul tek Atletico (Spanjë), Paredes tek Juventusi, Enzo Fernandez te Benfica (Portugali), McAllister te Brighton (Angli), Messi te PSG (Francë) dhe Julian Alvarez te Manchester City (Angli). Atlético Madridi dhe Bayerni i Munihut do të jenë dy skuadrat më të përfaqësuara në finalen e së dielës: 4 lojtarë nga “Los Colchoneros” (De Paul, Molina, Correa dhe Griezmann) dhe po aq nga bavarezët (Pavard, Upamecano, Coman dhe Lucas Hernandez, i cili është i lënduar).

Italia do të përfaqësohet nga Roma, Milani, Interi dhe Juventusi, me bardhezinjtë që kanë lojtarë në të dyja skuadrat (Rabiot në njërën anë, Paredes dhe Di Maria në anën tjetër). Giroud dhe Théo Hernandez përfaqësojnë ngjyrat kuqezi të Milanit te Franca, ndërsa për Interin është Lautaro Martinez (në pankinë?), me bashkatdhetarin Dybala që përfaqëson Romën (i destinuar gjithashtu ta nisë nga stoli).

La Liga është kampionati më i përfaqësuar, me 16 lojtarë të thirrur (4 nga Atlético e Madridit, 3 nga Sevilla dhe Reali i Madridit, nga 2 Betisi, Villarreal dhe Barcelona).

Top Channel