Video/ Festa në Argjentinë, ‘deti i tifozëve përmbyt’ rrugët e Buenos Airesit

14/12/2022 10:19

Deti i tifozëve bardheklatër përmbyti rrugët e Argjentinës mbrëmjen e djeshme. Për disa orë, deri në agim, njerëzit dolën në rrugë për të festuar kualifikimin në finale të Kupës së Botës.

Obelisku i Buenos Airesit ishte epiqendra e festës. Mijëra njerëz u mblodhën atje sapo arbitri sinjalizoi fundin e gjysmëfinales së parë të Botërit. Argjentina nuk i dha asnjë mundësi një Kroacie që mundi të bënte shumë pak para madhështisë së Lionel Messit.

Me fitoren 3-0 (një gol nga Leo dhe dy nga Julián Álvarez), Argjentina rikthehet në një finale të Kupës së Botës tetë vjet pas asaj që arriti në Brazil, ku humbi 1-0 kundër Gjermanisë. Të besuarit e Scalonit synojnë të qepin yllin e tretë në gjoks.

Top Channel