Pamje ajrore nga mjetet e zbulimit tregojnë së fundmi përpjekjet për futjen ilegale të ekskavatorëve në territoret e popujve indigjenë të xhunglës së Amazonës nga trafikante e kërkues të floririt.
Avionët e mbikëqyrjes zbulonin një rrugë rreth 120km të gjatë të hapur nga mafia e kërkuesve ilegalë në një nga territoret më të mëdha të popujve indigjenë në Brazil, me sa duket për të futur ekskavatorë në zonat e mbrojtura.
“Unë e quaj këtë Rruga e Kaosit,” thotë aktivisti mjedisor Danicley de Aguiar, që udhëheq misionin e zbulimit në territoret indigjene në kufi me Venezuelën.
Aguiar shton se është hera e parë që shihen makineri të rënda në territorin Ianomami– një faqe e lulëzuar mali e mbushur me pyje e lumenj në veri të Amazonës braziliane.
Disa ekskavatorë zbulohen në territorin ku jetojnë rreth 27,000 anëtarë të popujve indigjenë Ianomami e Ye’kwana duke përfshirë dhe komunitete që nuk kanë fare lidhje me botën moderne, thuhet në reportazhin e rrjetit britanik The Guardian.
Sônia Guajajara, një liderë indigjene që është gjithashtu në avion, thotë se trafikantët kanë përfituar nga trazirat e zgjedhjeve për të futur pajisjet e rënda në territoret Ianomami.
Mjetet u zbuluan për herë të parë nga rrjeti Guardian dhe televizioni brazilian TV Globo – në serinë më të fundit të sulmit të bandave të mbështetura nga politikanët.
Spekulatorët që njihen si ‘garimpeiros’ në kërkim të floririt dhe nikelit që prej viteve 1980, duke fituar para në dëm të vendbanimit të popujve indigjenë, të cilët janë infektuar me sëmundjet e sjella nga punëtorët e mineraleve.
Ne qershor bandat kanë vrarë gazetarin britanik të rrjetit Guardian, Dom Phillips, pasi kishte vizituar një kantier minerar në territorin Ianomami dhe kishte ekspozuar metodat e industrializuara kërkimeve ilegale minerare.
The Guardian shkruan se minatorët kanë lidhje me bandat e drogave dhe kanë sjellë në rajon dhunë seksuale, sëmundje si malaria, ndërsa kanë helmuar lumenjtë me merkurin e lëshuar nga flota e tyre e më shumë se 100 mjeteve te shpimit e kërkimit.
Autoritetet dhe agjenci mjedisore kanë bërë inspektime sporadike duke prishur pista të improvizuara ajrore, por ato kanë rezultuar vetëm ndërprerje të përkohshme.
Hekurari Ianomami thotë se shpreson për një ndërhyrje të gjerë të autoriteteve federale por paralajmëron se të mundësh ‘garimpeiros’ nuk është e lehtë.
“Ata nuk kanë vetëm sëpata e lopata … kanë pushkë e automatikë … bazat e tyre kanë armë që përdoren nga policia dhe ushtria,” thotë ai.
“Nëse nuk bëhet gjë për tokën indigjene, për popullin Inomami e ardhmja duket e vrazhdë.”//TheGUardian//
Top Channel