Ekzekutime, tortura dhe “duele gladiatorësh” si në kohën e romakëve, ja si ndëshkohen nga komandantët ushtarët rus që braktisin frontin Kosova aplikon përpara fundit të vitit për anëtarësim në Bashkimin Europian, një proces ky që pritet të zgjasë me vite nëse jo dekada, thotë Reuters, dhe varet shumë nga normalizimi i marrëdhënieve të saj me Serbinë.
Ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe pesë shtete të BE-së – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja – refuzojnë t`ia njohin pavarësinë. Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, iu përvodh përgjigjes kur u pyet nëse Spanja do ta mbështesë kërkesën e afërt të Prishtinës për bashkim me bllokun europian.
Në një konferencë për shtyp nga Brukseli pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Albares, nuk është përgjigjur qartë nëse vendi i tij do ta mbështesë kërkesën e Kosovës. Ai theksoi vetëm se për momentin, nuk kanë asgjë në tryezë.
“Koha për të marrë vendime do të jetë kur kjo kërkesë të mbërrijë në tryezë, nëse mbërrin; për momentin nuk kemi asgjë të tillë”, u shpreh shefi i diplomacisë spanjolle.
Ky koment i tij vjen në kohën kur Beogradi u ka bërë thirrje vendeve të unionit që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të bllokojnë hyrjen e saj në Bashkimin Europian. Kërkesa për anëtarësim është vetëm hapi i parë në një rrugë të gjatë drejt bashkimit me bllokun. Kosova vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon në proceset integruese dhe vendi i vetëm qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e bllokut.
Një nga kushtet kryesore për integrimin e saj është arritja e një marrëveshjeje normalizimi me Serbinë, e cila gëzon mbështetjen e Rusisë në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, të cilën e njohin vendet kryesore perëndimore. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht edhe për Serbinë e cila hapi në vitin 2014 negociatat për anëtarësim.
Top Channel