Një situatë jo e qëndrueshme paraqitet në qarkun e Durrësit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat vijojnë ende të jenë prezente që prej ditës së djeshme.

Për shkak të prurjeve të shumta, Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në Murqinë të Krujës duke shkaktuar përmbytjen e shumë tokave bujqësore.

Si fillim Bashkia raportoi se përmbytjet në zonën e Fushë Krujës kanë ardhur si pasojë e hapjes së portës së liqenit të Bovillës. por njoftimi u korrigjua më vonë, duke sqaruar se dalja e lumit Ishëm ka ardhur si pasojë e reshjeve me intesitet të lartë gjatë natës.

Emergjencat civile bëjnë me dije se edhe Lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve me intensitet gjatë natës, por nuk ka rrezik për banesa,

Niveli në Hidrovorin e Porto Romanos është -80cm kurse në Hidrovin e Hamallajt -1m.

Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht, edhe pse ka prani të lartë të ujit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA