Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka nisur së fundmi një turne njëmujor për promovimin e librave dhe stili i saj po zënë titujt kryesorë në media. Ka pasur një ndryshim të dukshëm në veshjet e saj.
Ajo doli në skenën e Fox Theatre me një xhaketë me ngjyra dhe pantallona të zeza me bel të lartë. Obama e kompletoi look-un me çizmet e zeza ndërsa kishte guxuar po ashtu edhe me modelin e flokëve
Michelle u shpreh se gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë amerikanët ‘nuk ishin gati’ për flokët e saj natyralë. Obama tha se ajo vendosi të drejtonte flokët pasi populli amerikan “sapo kishte filluar të përshtatej” me të paturit një familje të parë me ngjyrë. Edhe pse do të kishte qenë më e lehtë t’i stilonte flokët me gërsheta, Obama kujtoi se kishte menduar se: “Jo, ata nuk ishin gati për këtë”, duke iu referuar publikut amerikan.
Nga frika se flokët e saj do të përdoreshin për shpërqëndrim, Obama vendosi t’i drejtonte ato, në mënyrë që administrata të fokusohej në agjendën e saj dhe jo t’u përgjigjej pyetjeve raciste për flokët. 58-vjeçarja tha se modelet e flokëve janë një tjetër pengesë me të cilën përballen gratë me ngjyrë në vendin e punës. Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi një akt në mars, i cili ndalonte diskriminimin në bazë të modeleve të flokëve.
Top Channel