Aktorja e njohur Kate Winslet së fundmi në një intervistë me BBC-në dha një mesazh të fortë për gratë, të cilat duhet ta përqafojnë fuqinë e tyre.

“Kam artrit në gishtin e madh të këmbës dhe këmba ime e majtë më fryhet nga variçet. Jam 47 vjeçe, siç e dini dhe ju, ka disa pjesë të trupit që nuk funksionojnë si më parë. Në fillim të 40-ave gratë mendojnë ‘Oh, ky është fillimi i rënies time’. ‘Por, jo! Nuk është kështu.’ Ne bëhemi gra më të fuqishme, më seksi. Ne rritemi më shumë në vetvete. Nuk kemi më frikë nga ajo që njerëzit mendojnë për ne. Nuk na intereson se si dukemi. Mendoj se është moshë e mahnitshme. Jetoni me gjithë fuqinë tuaj. Pse jo? Jeta është thjesht shumë e shkurtër”, tha ajo.

Nëna e tre fëmijëve dha gjithashtu këshilla se si të silleni me fëmijët në kulturën e sotme.

Unë nuk kam ndonjë formulë magjike. Fëmijët e mi nuk kanë celular dhe nuk kanë pasur rrjete sociale. Mos i lini fëmijët tuaj të kenë një telefon nëse janë shumë të vegjël. Është e mundur të thuash thjesht, ‘Jo.

Nuk mund ta kesh atë’. Unë dua që ju të shijoni jetën. Unë dua që të jeni fëmijë. Dua që të shikoni retë dhe të mos i fotografoni ato për t’i postuar në Instagram.

Ndërkaq, kur dëgjojmë për Kate Winslet, mendja jonë zakonisht kthehet te filmi Titaniku. Por përtej asaj performance, e cila e ndihmoi filmin të fitonte një Oscar, Kate është një grua që ka përligjur bukurinë natyrore dhe është bërë një shembull për ne që të mësojmë të dashurohemi me trupin tonë.

Ajo është kthyer në një referencë në botën e aktrimit, si në televizion ashtu edhe në film e teatër.  Ajo ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë një Oscar.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel