Performanca e Julka Gramos dhe Silvesterit mori shumë kritika nga juria, e cila u nda në dy grupe.

Me një konterporane, ata nuk morën vlerësimet që prisnin.

Sipas jurisë performanca ishte e rrëmujshme dhe kishte problematika gjatë lëvizjeve.

Kleidi Kadiu: Energjia më pëlqeu. Njerëzit mund të mendojnë se është e thjeshtë por jo. Pati dy probleme në zbritjen e padjeshkës.

Dalina Buzi: Kjo performancë nuk më frymëzoi. Ishte e rëndë si koreografi. M’u duk e vështirë, ishte rrëmujë.

Armad Peza: Shkalla e vështirësisë ishte por m’u duk mirë.

Valbona Selimllari: Disa momente pati, por konterporania ka figura pak si të lëshuara. Në përgjithësi shkoi mirë. Konterporania është e vështirë.

Pavarësisht kritikave, ata u vlerësuan me 38 pikë në këtë natë të dhjetë të “Dancing With The Stars”.

Këtë të premte shtatë konkurrentët kërcyen me hitet e këngëtares së famshme shqiptare, Elvana Gjata.

Veç katër anëtarëve të jurisë, edhe artistja vlerësoi konkurrentët me pikë.

Këtë mbrëmje do të shpallet gjysmë finalisti i parë dhe sonte nuk ka eleminim, por vota e publikut mbetet shumë e rëndësishme.

Me bashkimin e votave të publikut dhe pikëve të jurisë, do të shpallet konkurrenti që do të ketë imunitet të premten e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA