“Seleçao” eliminohet në çerekfinale të Kupës së Botës me futbollin e tij vallëzues në pengesën e parë të vërtetë.
Pesë herë fituesit e Kupës së Botës vazhdojnë agjërimin prej 20 vjetësh (që kur u shpallën për herë të fundit kampionë në vitin 2002.
Që nga suksesi i fundit në finale me Gjermaninë, dy dekada më parë, “Seleçao” është eliminuar thuajse gjithmonë në çerekfinale.
Në vitin 2006 e nxori jashtë Franca e Zinedine Zidane me golin e Henry (0-1), në 2010, kundër Holandës së udhëhequr nga Sneijder humbi 1-2, në në vitin 2018, në Rusi, e eliminoi Belgjika (2-1) dhe këtë here, u dorëzuan pas penalltive përballë Kroacisë.
Përjashtimi i vetëm ishte Botërori i luajtur në shtëpi, në vitin 2014, ku në mënyrë paradoksale edhe, pse arriti në gjysmëfinale, eliminimi ishte edhe më poshtërues, me një 1-7 kundër Gjermanisë.
Top Channel