Mjeshtër të merkatos, si arriti PSG të arkëtojë 170 M€ nga lojtarë të stolit
Inter Miami nuk ka ndërmend të ndalet me projektin e tij ambicioz dhe synon të krijojë një nga skuadrat me emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit.
Klubi nga Florida ka shfaqur një interesim konkret për të nënshkruar me fantazistin belg, Kevin De Bruyne, duke synuar një tjetër lëvizje që do të trondiste merkaton botërore dhe do të ngrinte peshë entuziazmin e tifozëve.
Nëse ky operacion gjigant transferimi finalizohet me sukses, mesfushori do të bëhej pjesë e një formacioni ëndrrash në MLS. Drejtuesit e klubit amerikan synojnë ta bashkojnë De Bruyne me tetë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, si dhe me emra të tjerë të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar si Luis Suárez, Casemiro dhe kampionin botëror, Rodrigo de Paul.
Afrimi i mundshëm i De Bruyne do ta transformonte plotësisht lojën e Inter Miami-t, duke i dhënë skuadrës një dimension të jashtëzakonshëm krijues dhe autoritet absolut në fushë. Me Casemiro dhe De Paul që ofrojnë garanci, ekuilibër taktik dhe energji në qendër të mesfushës, vizioni dhe pasimet milimetrike të belgut do të ushqenin në mënyrë perfekte dyshen e sulmit Messi-Suárez, duke krijuar një mekanizëm sulmues të pandalshëm për çdo kundërshtar.
Ky interesim dëshmon qartë ambicien e David Beckham dhe drejtuesve të tjerë për ta kthyer Inter Miami-n në një qendër globale të futbollit dhe për të tërhequr vëmendjen e gjithë botës sportive. Pavarësisht sfidave financiare dhe rregullave të rrepta të tavanit të pagave në kampionatin amerikan, klubi nga Florida ka treguar vazhdimisht se di se si t’i kthejë ëndrrat e mëdha të merkatos në realitet.
Top Channel